175 milionë dollar ndihmë ushtarake për shtetet e Baltikut, SHBA: Mbrojtje në hapësirën ajrore

schedule07:50 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 07:50 - 24 Dhjetor, 2019

Shtetet e Bashkuara bëjnë me dije se do të dërgojnë ndihmë ushtarake me vlerë 175 milionë dollarë në vendet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë për vitin 2020.

Njoftimi është komunikuar edhe nga Ministria e Mbrojtjes së Estonisë.

Në deklaratë thuhet se Uashingtoni ka dhënë 125 milion dollar ndihmë të përgjithshme ushtarake. Ndërkohë 50 milion dollar janë shtesë për të ngritur aftësitë kundërajrore të atyre tre ish-republikave sovjetike, të cilat, sipas ekspertëve të shumtë ushtarakë, janë pika e tyre e dobët, raporton AP.

Sipas tyre qëllimi i SHBA-ve është mbrojtja e shteteve të Baltikut.

“Qëllimi i Shteteve të Bashkuara është forcimi i pozicioneve të frenimit dhe mbrojtjes në shtetet e Baltikut në hapësirën ajrore, dhe veçanërisht në mbrojtjen ajrore”, thuhet në deklaratë./abcnews.al