Rraman Hallaçi, ish-kapiteni i Kukësit, i ftuar në emisionin Pressing në Abc News, ka analizuar skuadrën e drejtuar nga Shpëtim Duro.
“Kukësi ka një skuadër të kompletuar, një skuadër klasi. Ka shumë cilësi, por u duhet dhe pak më shumë kohë. Nuk mund ta quaj një hap fals barazimin me Skëndebeun, s’duhet harruar se luajtën në fushë asnjëanëse.
Dua të përmend një lojtar shumë cilësor si Limaj. Është një lojtar modern, mendoj se duhet të shikohet dhe nga ekipi i kombëtar. Për mendimin tim është pika kryesore e ekipit të Kukësit. Një regjizor që luan shumë thjeshtë, por ka cilësi të jashtëzakonshme.”/abcnews.al