Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Krijoi kushtet për vrasje/ Ekstradohet 37-vjeçari nga Zvicra, pjesëtar i një grupi kriminal

schedule16:01 - 27 Janar, 2026

schedule 16:01 - 27 Janar, 2026

ZVICRA- Ekstradohet nga Zvicra drejt Shqipërisë, Jozi Kraja, i akuzuar nga GJKKO-ja, si pjesëtar i një grupi kriminal. Ai dyshohet se për një periudhë 4-vjeçare, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e 2 vëllezërve Valter deh Durim Bami.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar këtij 37-cjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dyshohet se Kraja, gjatë periudhës dhjetor 2020-maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e vëllezërve Bami./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!