Elvana Gjata u përfol prej javësh si fituesja e Festivalit të 58 të RTSH-së, ndërsa trofeun e vendit të parë e mori mbrëmë Arilena Ara.
Kjo renditje erdhi si surprizë për publikun, por edhe për vetë Elvana Gjatën. Zhgënjimi i këngëtares u reflektua edhe në fytyrën e saj në momentin e dhënies së çmimit. Pas kësaj Elvana bojkotoi edhe post-festivalin, ndërsa ende nuk ka bërë asnjë reagim.
Ndërkohë, duket se këngëtarja ka vendosur të largohet nga vendi, pasi është nisur drejt Shteteve të Bashkuara. Këtë e bën me dije miku i saj Valdrin Sahiti. Ky i fundit me anë të një postimi në rrjetet sociale mes të tjerash i kërkon falje Elvanës që i kërkoi të merrte pjesë në festival, ndërsa nuk kursen aspak jurinë.
“Ela të kërkoj dhe njëherë tjetër falje dhe e di që ti tani je rrugës për në Amerikë dhe do vazhdosh të mbushësh plot emocion dhe se ke një rrugë të gjatë TE MERITUAR përpara. Të dua shumë!”, shkruan Sahiti.
Mesazhi i plotë:
Nuk po shkruaj vetëm si mik i Elvanës, sepse tashmë dihet sa krenar jam, por edhe si bashkëpunëtor prej shumë vitesh. Elvana bashkë me stafin pranuan ftesën dhe hynë në Festival sepse mësuan që do të kishte një juri të huaj që bazonte vlerësimin në meritë. Elvana, të kërkoj falje që insistova, unë doja sepse besova që me një juri të huaj nuk do kishte idiotësi, skema, strategji të momentit të fundit por vetem emocion si ato që ju dhurove të gjithëve. Elvana, Eurovizioni të dha 18 pikë!!! Të dhanë vlerësimin maksimal tre të huaj, që të shihnin për herë të parë, por kuptuan menjëherë se ke yllin në ballë. Të tre të pëzgjedhur për këtë produkt, gjykuan se ti dhe kënga jote ishit zgjedhja më e mirë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion. Kurse nga juria shqiptare, që siç shihet ne (sëipefotot) Mikaela Minga kishte CV shumë të gjatë, por shumë pak gjak dhe askund lidhje me muzikën moderne të dha vetëm dy pikë. Dy pikë që nuk justifikojnë karrierën 15 vjeçare, popullaritetin, mundin, performancën dhe gjithcka çfarë ti ke dhënë e jep në skenë. Zonjen ne fjale e futen ne fund i treguan sa pike ti japi ?…. presim pronomcimin e saj ).
Por tani mbaroi dhe unë të kërkoj falje që padashje besova se në Shqipëri mund të triumfojë merita. Shqipëria ka nevoje të nxjerrë në pension “komunistët” e fundit që përgatisin njerëz vetëm për ti ulur te juritë e spektakleve të tyre. Nuk e kuptuan as kur panë se ishe më e dëgjuara kudo dhe as kur salla u ngrit në këmbë dhe këndonte bashkë me ty. Besoj se këtej e tutje do përjetojnë ankthe me çdo gjë që do prodhojnë, pasi kurrë më nuk do të arrijnë shikueshmërinë që Elvana ju solli me vete. Sepse ajo vajzë për aq vite sa e njoh, vetëm jep, ndryshe nga të tjerë që duan vetëm të marrin. Ela të kërkoj dhe njëherë tjetër falje dhe e di që ti tani je rrugës për në Amerikë dhe do vazhdosh të mbushësh plot emocion dhe se ke një rrugë të gjatë TE MERITUAR përpara. Të dua shumë!
PS .PER DIJENINE E PUBLIKUT DHE FANSAVE DHE MEDIAVE …. DERI DITEN E FUNDIT NA ESHTE THENE JURIA ESHTE VETEEEEM E HUAJA ,SI NJEH ASKUSH ,VIJNE DIREKT NGA EUROVISIONI….