Zyrtare! Zguro me skuadër të re, mbetet në Amerikën e largët

schedule18:56 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 18:56 - 23 Dhjetor, 2019

Mbrojtësi shqiptar, Vangjo Zguro, ka nënshkruar me një skuadër të re. Pas aventurës së tij 1 vjeçare me skuadrën e Chattanooga Red, futbollisti kuqezi ka vendosur të nënshkruajë me ekipin e FC Tulsa. Zguro ka vendosur të mbetet në Amerikë dhe Tulsa ka qenë ekipi që ka arritur të sigurojë firmën e tij.

Zguro në Superiore ka mbrojtur ngjyrat e ekipeve të Kamzës dhe Kukësit, për t’u transferuar më pas në Chattanooga Red. 26 vjeçari nis kështu një aventurë të re dhe me eksperiencë të mëparshme në kampionatin amerikan, pritet të bëjë edhe më mirë.

“Jam shumë i emocionuar që bashkohem me FC Tulsa,” tha Zguro. “Do të jap maksimumin për të arritur rezultate të shkëlqyera. Mezi po pres fazën përgatitore për t’u takuar me shokët e mi të ekipit dhe stafin teknik. Unë i kam parë lojtarët që Tulsa ka firmosur në këtë merkato dhe ata janë të gjithë lojtarë me cilësi. E gjitha që duhet të bëjmë është të përshtatemi shpejt, gjë që besoj se mund ta bëjmë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!