Kryeministri Edi Rama ka nisur të mbajë një fjalim në Parlamentin Izraelit, Knesset. Ai shprehu mirënjohjen për mikëpritjen dhe për fjalët më të mira që u thanë për Shqipërinë.
“Jam kaq i sigurt që Shqipëria do të përfaqësohet me kënaqësi dhe vërtet mendojnë respektin për shtetin e Izraelit. Paqja, qoftë me ju edhe e hapi fjalimin e tij historik , paqja mbi të gjithë ne në toka e arabe dhe të Izraelit po ashtu. Me kontradikta të ashpra dhe luftëra shkatërruese me shkatërrimin që njerëzimi bëri dhe luftërat e saj. Fjalë të folura në këtë çati të zemra të gjeneralëve të rritur në luftëra, nga vende të shkëlqyera.
Është nder për mua të qëndroj dhe të flas këtu para jush në një nga sekret e top 5. Për kryetarin e kësaj dhome çoj fjalët më mira, respektin më të thellë dhe falënderimet më mirënjohëse për fjalët e mira që thanë për Shqipërinë dhe për mua. Më lejoni të shtoj diçka shumë personale, unë nuk jam mysliman gjysma ime më e mirë është myslimane. Më lejoni të shpreh edhe një herë mirënjohjen tonë të thellë ndaj Izraelit për mbështetjen kritike gjatë sulmit kibernetik masiv të Iranit kundër Shqipërisë”, tha Rama.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Nuk mund të gjeja fjalë më të përshtatshme për të nisur fjalimin tim dhe për të qetësuar frymëmarrjen prej emocionit të thellë që e dija se do më pushtonte në këtë vend kaq të veçantë.
E në qoftë se Mossad-i nuk ju ka informuar plotësisht, po ju informoj unë që po më dridhen gjunjët. Ka dhe një arsye tjetër që po më dridhen gjunjët.
E dija – për të qenë plotësisht i sinqertë me ju, – e dija gjithashtu se kur të flisja këtu do të ndihesha si në një provim oratorie, duke pasur përballë një nga pesë oratorët më të mirë në botë, të paktën sipas renditjes sime personale – Kryeministrin Netanyahu.
Do të bëj çmos, i dashur Bibi, t’i mbijetoj gjykimin tënd, plotësisht i vetëdijshëm se jam thjesht folësi i dytë në botë pas Presidentit Trump, të cilit ti thjesht nuk mund t’i shmangesh pa e dëgjuar.
Më lejoni tani, me një frymëmarrje më të qetë, t’i shpreh Kryetarit të këtij kuvendi të Izraelit vlerësimin tim më të lartë për praninë e tij domethënëse, Kryeministrit dhe Udhëheqësit të Opozitës respektin tim më të thellë dhe falënderimet më të përzemërta për fjalët që ndanë bujarisht ndanë për Shqipërinë dhe për mua, dhe kësaj Dhome mirënjohjen time më të thellë për mikpritjen që më bëri sot.
Ju faleminderit të gjithëve. Nuk mund të jem më mirënjohës se kaq.
Dhe duke u kthyer te fjala ime dhe zgjedhja për t’u prezantuar përmes fjalëve të një udhëheqësi të madh arab, më lejoni të shtoj diçka personale, sepse kam mësuar se mes hebrenjve gjithçka bëhet personale mjaft shpejt.
Unë nuk jam mysliman. Gjysma ime më e mirë është myslimane. Unë jam katolik. Dy fëmijët tanë më të rritur, nga kapituj të mëparshëm të jetës sonë janë të krishterë ortodoksë. Dhe më i vogli, djali ynë njëmbëdhjetëvjeçar, do të vendosë vetë një ditë, por duke parë entuziazmin e tij të papërmbajtshëm sa herë i thuhet se mund të lemë dëshirat tek Muri i Lotëve, ideja se një ditë ai mund të zgjedhë të bëhet hebre nuk është aspak e pabesueshme. Për ne do të ishte krejt në rregull, njësoj siç do të ishte fare në rregull nëse do të zgjidhte të ishte mysliman apo i krishterë.
Megjithatë, mos u gaboni. Ky portret i vogël familjar i yni nuk është një veçanti ekscentrike.
Është, në të vërtetë, një histori normale shqiptare. E njëjta gjë vlen për katër komunitetet tona tradicionale fetare, të cilat festojnë ditët e rëndësishme të njëri-tjetrit, dhe për krerët e tyre, të cilët mblidhen rregullisht, ashtu siç u mblodhën për të shoqëruar Presidentin Herzog kur ai vendosi një kurorë në memorialin tonë të Holokaustit në Tiranë, gjatë vizitës së tij historike, si kreu i parë i shtetit izraelit që ka zbritur në tokën shqiptare.
Është një shpirt i farkëtuar përgjatë shekuj vështirësish, pushtimesh dhe varfërie.
Ishte i njëjti shpirt që i nxori shqiptarët e të gjitha besimeve në rrugë, për të pritur dhe përshëndetur Papa Françeskun kur ai vizitoi vendin tonë dhe, me zërin e tij magjepsës dhe shenjtëror, e korrigjoi termin që ne përdorim shpesh. Jo, tha Ati i Shenjtë, kjo nuk është tolerancë fetare. Kjo është vëllazëri fetare, sepse nuk mbështetet tek durimi, por te bindja e qetë se besimi nuk dobësohet nga prania e një besimi tjetër, por hapet prej tij.
Atij shpirti, ne ia detyrojme krenarinë e njerit prej nderimeve më të mëdha morale: shtatëdhjetë e tre shqiptarë të të gjitha besimeve të njohur si Të Drejtë midis Kombeve, kujtimi i të cilëve ndriçon brenda mureve të dinjitetit njerëzor në Yad Vashem.
Dhe me po kete krenari, së shpejti do të hapim muzeun tonë të parë, kushtuar mbrojtjes dhe shpëtimit të hebrenjve në qytetin e Vlorës; dikur qyteti më i madh mesjetar i Shqipërisë, ku në shekullin e gjashtëmbëdhjetë hebrenjtë që iknin nga persekutimi në Perëndim përbënin më shumë se gjysmën e popullsisë së tij.
Të rinjtë tanë dhe vizitorët e shumtë nga e gjithë bota që vijnë në vendin tonë të bukur, ku numri i turistëve izraelitë vitin e kaluar u rrit shumë më shpejt se nga çdo vend tjetër, do të shohin atje me sytë e tyre dhe do të dëgjojnë me veshët e tyre se si, Shqipëria e vogël ka qenë gjithmonë një strehë e sigurt për hebrenjtë, qysh shumë kohë më parë dhe se si shqiptarët e zakonshëm e bënë këtë vend shumë të vogël, të vetmin në hartën e Europës që doli nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë hebrenj sesa kishte kur hyri në të.
Askush tjetër në Europë nuk mund të pretendojë një faqe kaq të pastër historie, pa asnjë hebre, pa as edhe një, të dorëzuar te nazistët. Askush më mirë se Shqipëria nuk mund të dëshmojë një të vërtetë të thjeshtë, se qenia mysliman dhe antihebre njëkohësisht, nuk vjen nga besimi në Zot, por nga tradhtia më e neveritshme ndaj Zotit.
Dhe nuk ka nder më të madh, as përgjegjësi më të rëndë, sesa ta dëshmosh këtë të vërtetë këtu, në zemër të Izraelit, në një moment kur lufta e dhimbshme në Gaza, përmes vuajtjes së padurueshme të familjeve të pafajshme, izraelite dhe palestineze, ka hapur një dritare të re mundësie që përpjekjet për ndërtimin e paqes të kenë sukses.
Nuk ka dyshim se një pjesë e këtij nderi të madh për mua lidhet edhe me faktin se vij këtu, pak ditë pasi Parlamenti shqiptar ratifikoi vendimin për t’iu bashkuar Presidentit Trump në përpjekjet e tij për paqe dhe zgjidhje konfliktesh, dhe për ta bërë Shqipërinë anëtare themeluese të Bordit të tij të Paqes, ku do kontribuojmë me përulësi në detyrën monumentale për ta kthyer këtë dritare të re mundësie në një horizont të ri shprese dhe begatie për popullin e Gazës e për rajonin.
Më lejoni t’ju çoj për një çast larg Jeruzalemit, në qendrën e kryeqytetit tonë, Tiranë. Në zemrën e saj ndodhet një tunel.
Ai u ndërtua për të torturuar te ashtuquajtur armiq te popullit dhe më së fundi për t’i bërë ballë një sulmi nga Shtetet e Bashkuara ose Bashkimi Sovjetik; paranojë e derdhur në beton nga një regjim që kishte frikë çdo rreze lirie dhe e mbante popullin e vet peng në një burg në qiell të hapur. Kjo kujtesë e gjallë më ka bërë gjithmonë të ndiej keqardhje për figura apo organizata ndërkombëtare të respektuara dhe me qëllime të mira, që me të drejtë e kanë përshkruar Gazën si një burg në qiell të hapur, por kane dështuar të identifikojne autorin e vërtetë të burgosjes se popullit të Gazës.
Ata ngatërruan gishtin me atë çka gishti tregonte dhe kesisoj dështuan të kuptojne se xhelati i Gazës është Hamasi, askush tjetër përveç Hamasit: ideologjia e tij e terrorit kundër popullit të vet më së pari dhe kundër kombit hebre, dogma e tij totalitare se “asnjë jetë palestineze nuk vlen të jetohet derisa Shteti i Izraelit të asgjësohet dhe hebreu i fundit të zhduket nga Toka e Shenjtë”. Prandaj, derisa Hamasi të çmontohet e shpërbëhet plotësisht, dy milionë të burgosurit e tij nuk do të jenë kurrë vërtet të lirë dhe asnjë paqe nuk do të jete dot jetëgjate.
Sot, ai tuneli në Tiranë është shndërruar në një hapësirë kushtuar viktimave të atyre që e ndërtuan fillimisht. Dhe uroj me gjithë zemër që disa nga tunelët e panumërt të terrorit që Hamasi ndërtoi, ku pengjet e rrëmbyera më 7 tetor u vranë, u përdhunuan, u torturuan dhe u katandisën në kopje njerëzore të shekullit XXI të të burgosurve në kampet naziste të shfarosjes, të ruhen si pjesë e planit të ri të rindërtimit të Gazës dhe më pas si dëshmi përcaktuese në favor të paqes së qëndrueshme mes Dy Shteteve të ardhme.
Ato duhet të qëndrojnë si tunele të kujtesës kolektive dhe të shërimit të përbashkët, ku si vuajtja prej ferri e pengjeve, ashtu edhe humbja e madhe e jetëve palestineze, të shndërruara në lëndë e parë trupash njerëzorë per sistemin më djallezor mbrojtës të ndërtuar ndonjëherë, nga mendja e ligë njerëzore, si një lëndë e parë, gurët e të cilëve kanë qenë trupat njërëzore, të shërbejnë si qirinj të ndezur përjetësisht të faljes pa harrim dhe si thirrje e përhershme për të gjithë, që tmerre te tilla të mos ndodhin më kurrë. E që kjo të ndodhë shkaqet që çuan këtu duhet të zhduken nga rrënjët.
Teksa zbret shkallët e tunelit të Tiranës, një fjali me dritë neoni nga Primo Levi të vështron: Ata që harrojnë të kaluarën janë të dënuar ta rijetojnë atë.
Ne e gdhendëm këtë emër kaq të njohur në dritë mbi mur dhe une shqiptova këtu jo për të krijuar ndonjë paralelizëm të pamundur mes shfarosjes industriale të popullit hebre, një krim i pashembullt në historinë e njerëzimit, dhe vuajtjeve tragjike të shkaktuara nga regjimi ynë brutal komunist ndaj shqiptarëve të pafajshëm të shpallur “armiq të popullit”.Jo
E sjell Primo Levin bashkë me tunelin tonë të kujtesës për t’ju siguruar se ne shqiptarët e njohim dhimbjen e plagëve të rënda të historisë, dhe për t’i siguruar ata që kanë një këndvështrim shumë të ndryshëm nga imi mbi Gazën si një burg në qiell të hapur, se ne shqiptarët kemi mësuar, në mënyra të vështira për t’u imagjinuar, çfarë ndodh kur ideologjia bëhet zot, kur shteti bëhet altar, dhe kur njerëzit shndërrohen në kope për t’u shfrytëzuar ose në individë të zhveshur nga njerëzorja e tyre për të mbjellë frikë.



