Rama pritet në Izrael nga Kryeministri Benjamin Netanyahu. Ndërsa pasdite, Rama do të pritet me ceremoni të posaçme shtetërore në Kuvendin e Izraelin, të cilit do ti drejtohet me një fjalim historik, sipas protokollit që Kneseti I ka rezervuar një numri të kufizuar lideresh, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump. Përvec Ramës, në seancë do të flase dhe kryetari I Knessetit, zAmir Ohana, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, Lideri i Opozitës, Yair Lapid.
Vizita e Ramës në Izrael do të mbyllet të martën, më 27 janar, me një fjalë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.
Vizita bëhet në ditën e Shoas, ose të kujtesës për 6 milion hebrenjtë e zhdukur nga nazistët ne luftën e dytë botërore. Kjo vizitë e Ramës vjen pak ditë pasi Kuvendi I dha dritën jeshile Aderimit të Shqipërisë në Bordin e Paqës.


