Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Libofshë në fshatin Agim. Një 35- vjeçar ka dalë nga rruga teksa ka qenë duke udhëtuar me motor , dhe për pasojë ka marrë lëndime të shumta.
Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit Rajonal Fier , por nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.


