Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtunë në Korçë. Mësohet se në banesën e përfshirë nga flakët jetonte vetëm një person, ndërsa dyshohet se zjarri ka ardhur për shkak të pakujdesisë.
Në vendngjarje ka ardhur edhe ambulanca, ku në pamjet e siguruara nga ABC News shihet se po i jep ndihmë një të moshuare për shkak të tymit, e cila fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Nga ana e grupit hetimor vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave./abcnews.al


