Një automjet tip Renault Clio është djegur mesditën e sotme në Vlorë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, në zonën e skelës.
Automjeti në pronësi të shtetase A.K, i cili ka qenë i parkuar, është djegur në pjesën e brendshme.
Sipas policisë mjeti është djegur për shkaqe aksidentale.
Njoftimi i policisë:
Në orën 12:10, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, në zonën e skelës është djegur në pjesën e brendshme automjeti tip Renault Clio në pronësi të shtetase A.K, i cili ka qenë i parkuar.
Nga veprimet e kryera nga ana e ekspertëve përkatës ka rezultuar se mjeti është djegur për shkaqe aksidentale.