Policia e Kosovës: Shpend Ahmeti u kërcënua

schedule15:07 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 15:07 - 23 Dhjetor, 2019

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe asistenti i tij, Nezir Ismaili, janë kanosur.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat në Kosovë edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orqa 11:00 në stacionin policor Qendra është iniciuar një rast “Kanosje ndaj personit zyrtar”. Rasti ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Prishtinë, në objektin e Komunës, me rastin po merren njësitet kompetente”, ka theksuar Ahmeti.