Arilena Ara me këngën “Shaj” fitoi festivalin e 58-të në RTSH dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2020. Por eventi muzikor u shoqërua me polemika të shumta. Shumëkush e shihte Elvana Gjatën si fituese, mes tyre dhe moderatorja e festivalit Alketa Vejsiu. Madje në media para pak ditësh qarkulloi lajmi se Elvana është paracaktuar si fituese. Polemikat kanë vazhduar gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale. Sakaq, RTSH ka vendosur të bëjë publike votimin e jurisë. Duket qartë se Elvana Gjata me këngën “Me Tana” ka marrë pikët maksimale nga anëtarët e huaj të jurisë, por e kanë rrëzuar në tokë pikët minimale të Mikaela Mingës dhe Rita Petros.
Më poshtë votimi i 5 anëtareve të jurisë:
Rita Petro – Arilena Ara 18 pikë, Elvana Gjata 8 pikë
Mikaela Minga- Arilena Ara 13 pikë, Elvana Gjata 2 pikë
Christer Björkman – Arilena Ara 10 pike, Elvana Gjata 18 pike
Dimitris Kontopoulos – Arilena Ara 13 pike, Elvana Gjata 18 pike
Felix Bergsson – Arilena Ara 13 pike, Elvana Gjata 18 pike
/abcnews.al