Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ngarkohet sistemi, vijnë reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë

schedule12:24 - 20 Janar, 2026

schedule 12:24 - 20 Janar, 2026

Kosova nuk po e zgjidh dot problemin me furnizimin e vendit me energji elektrike. Edhe këtë të martë autoritetet kanë paralajmëruar se në të gjithë Kosovën do të ketë ndërprerje të herëpashershme të dritave.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike ka njoftuar se po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme në balancimin e sistemit elektroenergjetik në kohë reale, si pasojë e raportit të prishur mes energjisë në dispozicion dhe kërkesës reale për konsum.

Sipas njoftimit zyrtar, të martën e 20 janarit, KESCO ka grumbulluar rreth 26.17 për qind më pak energji sesa kërkesa reale e konsumatorëve.



Për shkak të gjendjes së krijuar, KOSTT ka njoftuar se është detyruar të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në disa fasha orare, si masë e fundit për garantimin e operimit të sigurt të sistemit, deri në stabilizimin dhe përmirësimin e situatës.

Megjithatë, rreth një javë më parë KOSTT-i njoftoi për normalizim dhe stabilizim të gjendjes në sistemin elektroenergjetik, duke thënë se është rritur prodhimi vendor i energjisë dhe se janë implementuar masa të koordinuara për balancimin e ngarkesës, edhe pse problematikat u shfaqën përsëri.

Ministrja e ekonomisë në detyrë Artane Rizvanolli, nuk parashtron asnjë masë për ti dhënë zgjidhje situatës, por bënë thirrje për “pak kursim të energjisë elektrike”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!