Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sociedad dhe VAR, “bie” Barcelona/ Skuadra “blaugrana” u mund 2-1 ne transferten baske

schedule12:48 - 19 Janar, 2026

schedule 12:48 - 19 Janar, 2026

Barcelona i jep fund serisë së fitore, duke bërë një frenim të fortë në La Liga. Skuadra “blaugrana” u mund 2-1 në transfertën kundër Real Sociedad, rezultat ky që shoqërohet me një tjetër skenar në garën për titullin kampion.

Formacioni i drektuar ngha Hansi Flick doli nga fusha me shumë pengje, por edhe polemika ndaj arbitrit të sfidës. Sistemi VAR kishte një meritë të madhe, duke anuluar dy gola të miqve.

Në fillim Fermin Lopez dhe më pas Lamine Yamal panë t’iu prishej festa pasi ndalën topin në rrjetë, për shkak të pozicioneve jashtë loje milimetrikë.



I njëjti diskutim edhe në rastin e një 11 metërshi të akorduar në fillim nga arbitri dhe më pas të revokuar nga sistemi VAR.

Me fatin kundër, Barcelona mori goditjen e parë në minutën e 32-të. Oyarzabal kaloi në epërsi Sociedad, duke vendosur edhe pjesën e parë të sfidës.

Pas pushimit, kampionët në fuqi të La Liga provuan me të gjitha mënyrat për të barazuar shifrat, ndërsa ia dolën vetëm në minutën e 70-të me Rashford.

Por nuk kishte kohë për festë. Vetëm një minutë më pas, të zotët e shtyëpisë shënuan golin e dytë me Guedes, që vulosi edhe fatin e ndeshjes.

Me këtë humbje, Barcelona ruan vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm, por tani rivalët e përjetshëm të Real Madrid janë vetëm një pikë larg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!