Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Në pranverë, anëtarësime të reja në PS”, Rama për kundërshtarët: Në 2027 do habiten kur të mbeten dhe pa ato 6 bashki që kanë sot

schedule18:36 - 16 Janar, 2026

schedule 18:36 - 16 Janar, 2026

TIRANË– Kryesocialisti Edi Rama paralajmëroi anëtarësime të reja në Partinë Socialiste, fushatë e cila siç tha ai do të nisë në pranverë.

Ai theksoi se partia socialiste vijon punën për zgjedhjet e ardhshme lokale, në vitin 2027.

Rama foli edhe për kundërshtarët politikë, të cilët i sfidoi hapur duke u kujtuar se nëse do vijojnë me këtë qasje, në betejën e ardhshme elektorale rrezikojnë të humbasin edhe ato pak bashki që kanë fituar në 2023.



“Në asamblenë e radhë do të lançojmë dhe fushatën e re të anëtarësimeve në PS, që do jetë, sepse ene e kemi bërë gjithmonë, që do jetë fushat e pranverës, sepse kur të tjerët merren me humbjen e shkuar, ne merremi me fitoren e radhës.

Kemi zgjedhjet në 2027 dhe nëse gjërat do vazhdojnë kështu dhe nëse ata do vazhdojnë të besojnë se ne do biem nga shiu, nga dëbora apo nga proceset e drejtësisë, rruga e të cilave është hapur dhe garantohen prej nesh, ata le të jetojnë me këtë shpresë, se në 2027 do habiten kur të mbeten dhe pa to 5 apo 6 bashki që i kanë sot”, tha ai, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!