Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sorensen, pas Prishtinës në Beograd/ Serbia i vë “kusht” asociacionin

schedule17:40 - 16 Janar, 2026

schedule 17:40 - 16 Janar, 2026

Pas Prishtinës, ndalesa e rradhës e të dërguarit të BE për dialogun Kosovë-Serbi ishte Beogradi këtë të premte.

Zyrtari serb Petar Petkoviç i ka bërë të ditur Sorensen se përparimi në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku mes Serbisë dhe Kosovës varet nga gatishmëria e kësaj të fundit për ta themeluar një asociacion të komunave me shumë serbe.

Levizjet e Sorensen lexohen si një përpjekje të re për të shënuar përparim në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje.



Gjatë vizitës së Sorensenit në Prishtinë të mërkurën, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha vendi i tij është i gatshëm për normalizim të raporteve me Serbinë, por pati sërish kërkesa për të, mes të cilave dorëzimi i Milan Radoiçiç, të akuzuarit kryesor për sulmin e Banjskës.

Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar takim të nivelit të lartë që nga viti 2023.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!