Nuk mjafton as Gjykata e Posaçme, shtyhet seanca për Emiljano Shullazin

schedule13:58 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 13:58 - 23 Dhjetor, 2019

Pesë ditë pas ngritjes së saj, trupa e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nuk ka vijuar seancën e sotme ndaj Emiljano Shullazit duke kërkuar shtyrjen e saj.

Kjo ishte seanca e parë e Shullazit me këtë gjykatë, e cila është shtyrë.

Gazetarja Glidona Daci bën me dije për abcnews.al se shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e avokatit të Shullazit sipas të cilit ndryshimi i gjykatës duhej të shoqërohej edhe me një short të ri për trupën gjykuese, pasi sipas tij gjyqtarët aktual janë në konflikt interesi.

Gjithashtu, kërkohet që për këtë çështje të shprehet KLGJ-ja nëse do të hidhet ose jo short i ri si edhe për kalimin e kompetencave.

Gjyqi i Emiljano Shullazit është shtyrë në mënyrë të vazhdueshme dhe argument kanë qenë konfliktet e interesit të gjyqtarëve me të akuzuarit, ndërsa në rastin konkret pritet të shprehet KLGJ-ja se si do të veprohet. /abcnews.al