Prokuroria e Posaçme përfundon hetimet për grupin e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri.Organi i akuzës ka nisur komunikimin e mbylljes së hetimeve për personat e dyshuar që u arrestuan në muajin nëntor të vitit 2024, pas një hetimi të kryer nga prokurori Adnan Xholi.
Të dyshuar për trafikun e drogës janë shtetasit Geis Gejsullai, Klajd Birçe, Aldi Zonja, Artion Çaushllari, Endi Sejdini, Ismail Abdurrahmani, Baki Huqi dhe tre shtetas të huaj, 2 prej të cilëve venezuelianë dhe një kolumbian.
Hetimi për trafikun e kokainës nisi pas një indicie mbi laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, ku pranë banesës së ish funksioniarit vendor Viktor Çervanaku, u zbuluan nga policia një sasi e madhe droge e llojit kokainë prej 485 kg, e fshehur në plehra kimikë.
Prokuroria ndau çështjen në fraksion dhe ra në gjurmët e një tjetër grupi kriminal, i cili transportonte kokainës nga Amerika drejt Shqipërisë përmes lëkurës së kafshëve./abcnews.al


