Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kriza brenda LDK/ Abdixhiku: Për dorëheqjen time vendos kryesia

schedule17:42 - 14 Janar, 2026

schedule 17:42 - 14 Janar, 2026

Jam i gatshëm të jap dorëheqjen, por këtë do ta vendos kryesia e partisë, nëse do ta miratojnë apo jo qëndrimin tim.

Kështu ka deklaruar kryetari aktual i Lidhjes Demokratike te Kosovës Lumir Abdixhiku pas mbledhjes që zgjati disa orë të kryesisë së ngushtë të LDK.

Sipas Abdixhikut, ky është një qëndrim moral, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.



“I gatshëm të jap dorëheqjen, si një detyrim moral, por këtë do ta vendosin anetarët e partisë, nëse ata më votëbesojnë përsëri unë duhet të vazhdoj detyrën.”

Abdixhiku pati një koment edhe për qëndrimin e partisë së tij për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Duke folur për interesimin e presidentes aktuale, Vjosa Osmani, për një mandat tjetër pesëvjeçar, Abdixhiku tha se LDK nuk do të pranojë asnjë tentativë për imponim të kandidatit për president pa dakordim paraprak, duke nënvizuar se një president duhet të përfaqësojë interesin e qytetarëve dhe stabilitetin institucional të vendit, e jo interesat e një partie politike.

 “Ajo çka ne e themi vazhdimisht është se në qoftë se dikush do marrëveshje politike me LDK-në, me LDK-në duhet të bisedojë edhe për çështjen e presidentit, por nëse dikush mendon të imponojë kandidatin e tij pa votat e LDK-së, le ta kenë fatin e botës dhe ndoshta e zgjedhin presidentin edhe pa votat tona që i kemi. Ne kemi 15 vota; ato që janë, nëse dikush do t’i ketë, duhet të bisedojë me LDK-në. Kur ulet të flasë me LDK-në, do të flasë për një kandidat që i përfaqëson interesat e popullit e jo vetëm interesat e një partie politike”

Abdixhiku përjashtoj po ashtu mundësinë e zgjedhjeve të reja si zgjidhje për situatën aktuale, edhe krizën e mundshmë për kreun e ri të shtetit.  / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!