Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“95% e shërbimeve, online”/ Rama: Inteligjencën Artificiale po e përdorim për afrimin e legjislacioneve me BE

schedule12:00 - 14 Janar, 2026

schedule 12:00 - 14 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka bërë një transformim të thellë në ofrimin e shërbimeve publike përmes teknologjisë digjitale dhe Inteligjencës Artificiale, gjatë fjalës së tij në panelin e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Rama theksoi se aktualisht 95% e shërbimeve të administratës janë online, pa radhë dhe të aksesueshme brenda e jashtë vendit, ndërsa AI po përdoret për përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Europian dhe për përmirësimin e prokurimit publik.

“E kemi nisur paksa nga ana e kundërt në përpjekje për të nxjerrë më të mirën nga teknologjia digjitale, sepse për shkak të shumë problemeve që trashëguar për ofrimin e shërbimeve të administratës. Teknologjia na mundësoi që të tjetërsojmë, të përmirësojmë shërbimin e administratës ndaj qytetarëve.

95% të shërbimeve e kemi online, ku nuk ka radhë dhe e merr shërbimin si brenda dhe jashtë Shqipërinë. Inteligjencën Artificiale po e përdorim për afrimin e legjislacioneve në raport sipas standardeve të Bashkimit Europian. Me anë të AI po e bëjmë këtë gjë shumë shpejt.



Kemi një ministre të AI, është një doktor sulltan grua. Ajo punon për shërbimet, dhe po punon për transferimin e korpusit ligjor të BE dhe për prokurimin publik me anë të Inteligjencës Artificiale, deri tani kemi ecur shumë mirë. Në fakt u frymëzova nga një profesor që drejtoi Malin e Zi”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!