Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmbytjet/ Balluku në Fier: Do të kompensohen të gjithë banorët e prekur, skuadrat janë në terren

schedule15:28 - 13 Janar, 2026

schedule 15:28 - 13 Janar, 2026

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ndjekur nga afër situatën e përmbytjeve në Fier. Ajo është takuar me banorë në Asturkas, ndërsa nënvizon se strukturat janë në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë banorëve.

“Jemi, ta quajmë, në një stad përmirësimi të situatës, pasi lumi Seman është kthyer në shtratin e tij. Sigurisht këtu jemi shumë afër hidrovorit dhe kjo është një zonë ku vazhdon të ketë prezencë të ujit. E rëndësishme është që 20 banesa që janë prekur asnjë nga qytetarët nuk është dëmtuar. Është bërë evakuimi i plotë i të gjithë banorëve të zonës.

Kishim para pak orësh një situatë me dy barinj, të cilët nuk arrinim ti kontaktonim, megjithatë ata janë gjetur, janë të sigurt. Gjithçka është zhvilluar nën mbikëqyrjen e forcave të Emergjencave Civile, por edhe të gjithë grupeve të tjera.  Forcat e Armatosura kanë pas një rol të jashtëzakonshëm në gjithë këto ditë të vështira dhe sfiduese pothuajse në gjithë vendin.



Nga ana tjetër, nuk parashikohet në dy-tre ditët në vazhdim që të ketë reshje dhe kjo do jetë koha për të rikuperuar edhe dëmtimet që kanë ndodhur në argjinatura. Para pak po diskutonim me inxhinierët e bordit të kullimit, përsa i përket kësaj situate. Gjithsecili është në pozicionin e vet, në krye të detyrës, duke ju përgjigjur kërkesave të qytetarëve.

Duhet që të bëjmë me dije që të gjithë ata banorë të zonave të përmbytura që kanë nevojë për mbështetje përsa i përket ushqimit të bagëtive, të kontaktojnë menjëherë me pushtetin vendor, pasi janë në dispozicion dhe rezervat e shteti gjithçka që mund t’i vijë në ndihmë, qoftë për nevojat personale, por edhe për ushqimin e bagëtive. Ne jemi në terren gjatë gjithë kohës. Skuadrat janë këtu. Do të vazhdojmë deri në përmirësimin total të kushteve.

Duhet thënë përsa i përket kaskadës së Devollit, është e rëndësishme kjo për t’u thënë, duke qenë se ndikimi i asaj kaskade vjen këtu në lumin Seman, që shkarkimet janë ulur në kuotën minimale, janë më të ulëta se prurjet që ka kaskada në këto momente. Kompania Statkraft na është përgjigjur thirrjes tonë pikërisht për ti ulur sa më shumë shkarkimet dhe për të pasur një menaxhim të mirë, ashtu siç kemi bërë me kaskadën e Drinit. Kaskada e Drinit është menaxhuar në mënyrën më të mirë duke minimizuar përmbytjet në Fushë Shkodër. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kaskadën e Devollit.

Tani do të na duhet që të bëjmë të gjithë riparimet e duhura. Do na duhet që të bëjmë vlerësimin e dëmeve, ashtu siç e kemi thënë, siç e ka thënë kryeministri Rama dhe çfarë është më e rëndësishme më pas, në një mënyrë të drejtë me të gjitha grupet e ngritura nga bashkitë e zonave të prekura nga Emergjencat Civile t’ia dalim për të bërë një shpërndarje të kompensimit që do të jetë ekuvalent i një skeme e cila po ndërtohet nga Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë, si për banorët që janë prekur banesat, ashtu edhe për dëmet që kanë ndodhur nëpër serra apo tokat bujqësore.” u shpreh ajp.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!