Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

113-vjetori i Policisë së Shtetit, nderohen veprat e dëshmorëve

schedule10:10 - 13 Janar, 2026

schedule 10:10 - 13 Janar, 2026

Nga sakrifica lind shpresa, në 113-vjetorin e Policisë nderohet vepra e dëshmorëve.

Paraditen e sotme, me rastin e 113-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, së bashku me Zëvendësministrin e Brendshëm Xhemal Qefalia dhe me familjarë të Dëshmorëve të Policisë, vendosën kurora me lule, në memorialin përkujtimor të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, të rënë në krye ose për shkak të detyrës.

Drejtori i Përgjithshëm shprehu mirënjohjen e pakufishme dhe nderimet më të larta, për veprën e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, njëkohësisht Dëshmorë të Atdheut, gjaku i të cilëve qëndron në flamurin kombëtar dhe në themelet e kombit.



Proda, gjatë ceremonisë: “Sakrifica sublime dhe emri i secilit prej ish-kolegëve të rënë gjatë përballjes me krimin, janë motive të forta pse Policia e Shtetit është sot më e angazhuar se kurrë, për t’i ruajtur të denja simbolin kombëtar, jetën dhe pronën e çdo qytetari.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!