Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Muriqi, “pirati” i golave/ Sulmuesi “dardan” po shkëlqen, 45 gola në La Liga

schedule12:38 - 12 Janar, 2026

schedule 12:38 - 12 Janar, 2026

Shijet i ka vërtet të holla. Vedat Muriqi është një nga heronjtë e këtij sezoni në La Ligën e Spanjës, dha ja ku arriti në kuotën e 45 golave në kampionatin e shkëlqyer iberik.

I mësuar t’i shënojë gjigandëve si Real Madrid apo Barcelona, sulmuesi kryesor i Kosovës, vazhdoi idilin e tij me rrjetat, pavarësisht se skuadra e tij Majorka humbi në fushën e Rajo Vajekanos.

Në një duel me mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, Muriqi realizoi që në minutën e 30-të, përpara sesa ky I fundit të hynte në fushë.



Ylli “dardan” është i abonuar më shumë me tundjen e rrjetave në kampionat, pasi në Kupën e Mbretit ka vetëm një gol.

Në këtë edicion, ai pretendon Këpucën e Artë në njërën nga dy ligat më të forta të botës, me 11 goditje të sakta, po aq sa Ferran Torres i Barcelonës, dhe i lënë prapa vetëm nga Kilian Mbape i Realit, që është favorit absolut me 18 gola.

Sulmuesi I Majorkës është pranë rekordit të tij në La Liga, sepse në 2022-2023 shënoi 15 herë.

Nëse do ta vazhdojë karrierën me të njëjtën fanelë, 31-vjeçari mund të bëhet shënuesi më i mirë i të gjitha kohëve për ekipin e tij.

Vedat Muriqi mban vendin e katërt në këtë renditje, ndërsa legjenda Samuel Eto kryeson me 70 gola, pra 24 më shumë sesa sulmuesi shqiptar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!