Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia, ndryshime në qarqe/ Proda nuk pranon dorëheqjen e drejtorit të Policisë Elbasan

schedule09:02 - 12 Janar, 2026

schedule 09:02 - 12 Janar, 2026

Kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur disa ndryshime dhe emërime të reja në drejtimin e disa Drejtorive Vendore të Policisë, në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese në nivel vendor.

Sa i përket Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka vendosur të mos pranojë dorëheqjen e Drejtuesit Fatmir Hoxha. Ky vendim është marrë pas vlerësimit të rezultateve të larta të arritura gjatë periudhës së fundvitit 2025, veçanërisht në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si dhe menaxhimit të situatave operacionale.

Për rrjedhojë, Drejtues Fatmir Hoxha do të vijojë ushtrimin e detyrës si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, me qëllim vazhdimin e punës dhe konsolidimin e rezultateve të deritanishme.



Sipas ndryshimeve të firmosura Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë. Ky emerim vjen pas shkarkimit ne nentor te 2025 te Erion Ahmetit pas ngjarjes së ndodhur në Devoll, ku një 32-vjeçar u mor me forcë nga banesa dhe u dhunua rende per diaa ore nga nje grup personash, mes te cileve Alti Nallbati, vellai i deputetit Bledion Nallbati.  Kjo ngjarje ishte e perseritur dhe drejtuesit e policise se Devollit nuk kishin marre masa per parandalimin e konfliktit.

Ndersa Islor Islami është caktuar përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë. Ky vendim vjen pas shkarkimit te Altin Menes me 29 dhjetor. Ky i fundit mbante postin e drejtorit te Policise se Lezhes dhe u shkarkua me urdher te kryepolicit Ilir Proda per performance te dobet. Mena emëruar në post më të ulët, si zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në Kukës. Po ashtu, Afrim Tafa është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës pas caktimit te Skender Hitajt ne Fier.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!