Të shumtë janë banorët në Fier që janë përballur me problematika si pasojë e përmbytjeve që prekën vendin. Banorët tregojnë të prekur vështirësitë që përjetuan nga përmbytjet.
Një histori vjen nga një qytetare në Fier, e cila rrëfen e prekur se ndodhej në një situatë të vështirë me burrin invalid në banesë.
Ajo tregon se sinjalizuan efektivët e policisë me prozhektor, dhe se menjëherë i erdhën në ndihmë.
Unë nuk ngrija dot tim shoq njëherë. Mora prozhektorin i bëra sinjal policëve, erdhën. “Zonjë si e ke hallin”, i thashë për burrin që nuk lëvizin, më ndihmuan, lajmëruan ambulancën. E morën por si e nxorën moj bijë se është pak i shëndoshë, është bërë plagë. 6 çuna erdhën që e morën e nxorën. Uji erdhi shumë shpejt nuk kishim mundësi të bënim asgjë, gjithçka ndodhi shumë shpejt as 5 minuta. Nuk kishe mundësi të lëvizje, vetëm thashë të shpëtojë koka. Unë tremba për tim shoq më shumë. Për jetën e tij u tremba më shumë se nuk ngrija dot tim shoq njëherë. Erdhën ata çunat që ua bëftë Zoti hallall atyre, edhe policëve”, treguar ajo.


