Pasojat e daljes së ujërave të Vjosës nga shtrati në Fier dhe Mallakastër janë qindra ha tokë dhe dhjetëra shtëpi të përmbytura.
Qytetarët janë shprehur të shqetësuar pasi uji u ka hyrë në banesa duke u shkaktuar edhe dëme në materiale.
Dëmet më të mëdha janë në Ferras, ky pothuajse gjysma e fshatit është në ujë.
Banorët këtu e kanë të pamundur hyrjen në banesat e përmbytura pasi niveli i ujit shkon deri në 40 centimetra.
“Na erdhi lumi menjëherë, nuk e prisnim. Zumë dyert, por kaloi mbi 1 metër, kaloi mbi pritën që kishin bërë. Nuk po na shikojnë me sy. Ushqimet e mia janë nën ujë. Kuzhina ka rënë nga lagështira.
Ekipet e emergjencave dhe punonjës të bashkisë pritet të ndërhyjnë me mjete të rënda në kanalet anës rrugëve të brendshme të fshatit bllokimi i të cilëve nuk lejon largimin e ujit.


