DURRËS- Lumi Erzen ka dalë nga shtrati. Gazetari i ABC News, Leonidha Musai, raportoi se dalja e tij pritet të sjellë pasojë në zonat përreth dhe konkretisht pjesa më e rrezikuar është Katundi i Ri.
Një familje është evakuuar.
Në brendësi të qytetit situata po shkon drejt përmirësimit dhe uji ka nisur të tërhiqet nga rrugët dhe banesat. Autoritetet shtetërore janë në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe për t’ju ardhur në ndihmë banorëve.


