Sot në orën 17:30, do të luhet kryendeshja e javës në Premier League, derbi i Londrës mes Chelsea dhe Tottenham. Kjo sfidë është shumë delikate për të dyja ekipet dhe Jose Mourinho, rikthehet si rival në “Stamford Bridge”.
Si strategu portugez, ashtu dhe Frank Lampard, kanë zgjedhur titullarët e tyre. Kepa është në portë, ndërsa Rudiger, i rikthyer nga dëmtimi, Zouma dhe Tomori do të luajnë në qendër të mbrojtjes. Kapiteni Azpilicueta në të djathtë të mbrojtjes me pesë, ndërsa Alonso në krahun tjetër. Kante dhe Kovacic aktivizohen në mesfushë, me Jorginho që ulet në stol. Willian, Mount dhe Abraham rreshtohen në sulm.
Ndërsa Mourinho nuk bën surpriza: Gazanigga në portë, ndërsa në mbrojtje janë: Aurier, Alderweireld, Sanchez dhe Vertonghen. Sissoko dhe Dier luajnë para mbrojtjes, ndërsa në mbështetje të Kane, do të jenë Son, Alli dhe Lucas Moura./abcnews.al
Mourinho ? Lampard ?
Tottenham ? Chelsea ⚽️Here are the teams… Now what are your predictions? ? #TOTCHE pic.twitter.com/Ra2745qbDr
— Goal (@goal) December 22, 2019