Andi Hoxhaj ekspert Diplomacie në një intervistë në “Faqja 4” në ABC News foli për zhvillimet e fundit që kanë përfshirë SHBA dhe Venezuelën dhe arrestimin e Nicolas Maduro.
Gjatë intervistës, Hoxhaj tha se Trump ka treguar një politikë konsistente ndaj Maduros.
“Trump ka thënë se do të ketë një dorë të hekurt për trafikun e drogës. Përtej presidentit Trump, por edhe ish-administrata e Biden ka pasur një qasje jopozitive kundër Maduros duke e quajtur jo legjitim. Tani po shohim që Trump të gjithë retorikën e tij, duket sikur e ka ekzekutuar. Situata është më komplekse…Ajo çfarë mbetet për t’u parë është se si do të shkojë situata në vijim. Mënyra më e mirë do të ishte që të hyjë në negociata me SHBA që të mos ketë përplasje”, tha ai.
Gjithashtu nënvizoi se Presidenti Trump ka pasur vazhdimisht një fushatë kundër karteleve të drogës në rajon.
“SHBA kanë patur një precedent më parë në ’89. Mendoj se pasi të flasë Trump do të jetë edhe më e qartë situata. Venezuela ka pasur një mbështetje vite e fundit me Kinën dhe duket se Trump ka një përplasje me Kinën dhe nuk e ka parë në interesin e vet. Po ashtu kanë qenë edhe problematikat me emigrantët. Por edhe Rusia këto javët e fundit nuk i ka mbështetur hapur edhe Maduron. Për popullin e Venezuelës mendoj se kjo është një zhvillim pozitiv. Vetë Venezuela është vend që ka burime të jashtëzakonshme natyrore. Por me Maduron ka pasur zhvillime jo të mira nga ana e ekonomisë. 48 orët në vijim janë shumë vendimtare dhe mendoj se do të ketë një negociatë…”, tha ai.


