Trump kërkon një nobel/ Hoxhaj: Në 2026 ka shanse më të mira. Komiteti kërkon paqe afatgjate

schedule16:31 - 24 Tetor, 2025

schedule 16:31 - 24 Tetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të fituar çmimin Nobel të Paqes.

Shpeshherë në deklaratat e tij, Trump ka theksuar se ka mbyllur disa luftëra dhe se e meriton këtë çmim prestigjioz.

Në një intervistë në “Faqja 4” në ABC News , Andi Hoxhaj ekspert diplomacie, u shpreh se në vitin 2026 Donald Trump ka më shumë shanse për çmimin Nobel.

Gjatë intervistës, Hoxhaj nënvizoi se Trump gjithmonë është parë duke përdorur retorikë të ndryshme, dhe duke e kërkuar një Nobel për paqe. Sipas tij, Trump kjo i duhet për prestigj.

“Në disa situata ka vite të tëra dhe administrata të ndryshme që kanë folur për paqe. Ai e dëshiron Nobelin për paqe por besoj se vitin që vjen ka shanse më të mira për ta fituar. Donald Trump shpesh përdor retorike të ndryshme, por këtë çmim e do për prestigj. Ai ka pasur mundësi që të reflektojë për shumë çështje të ndryshme për të cilat ka qenë i angazhuar. Është në një pozicion ku ka pasur 4 vite të reflektojë dhe dëshiron edhe çmimin Nobel. Ai dëshiron ta marrë për të thënë edhe që është një lider i paqes…Kur merr një çmim të tillë njerëzit e çmojnë shumë pozitivisht…”, tha ai.

Ndërkohë për vitin 2025, ishte politikania Maria Corina Machado që u shpërblye me çmimin Nobel për Paqe.

Sipas Komitetit ajo u përzgjedh për punën e saj të palodhshme në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës dhe për përpjekjet e saj për tranzicion paqësor nga diktatura në demokraci.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!