Etleva Delia, autore e “Gjërat Tona” në një intervistë në “Tirana Live”, ABC News, foli për vrasjen e ndodhur n Shkodër më 29 dhjetor 2025, ku mbeti i vrarë Hysni Ymeri.
Ngjarja u zbardh nga policia dhe u vunë në pranga 4 persona. Gjatë intervistës, gazetarja Delia tha se të arrestuarit janë vënë në vëzhgim nga grupi hetimor në një ambient dhe aty është konstatuar se ata kanë folur me njëri tjetrin.
Gjithashtu theksoi se janë gjetur veshjet që autori i dyshuar ka përdorin kur ka vendosur lëndën eksplozive.
“Nga provat materiale dyshohet se mund të ketë qenë diku tek 100 gram lëndë plasëse. Viktima apartamentin e kishte në katin e katërt dhe dëmtimet më të mëdha i ka pasur në kokë dhe njërin nga krahët. Ka arritur të shkojë i gjallë në spital, por më pas nuk ia ka dalë. Duke qenë se ishin katër persona dhe kanë pasur role të ndryshme. Dikush ka vëzhguar shënjestrën, dikush ka vënë lëndën plasëse dhe pavarësisht se sipas policisë të katër personat që janë arrestuar janë të paguar. Nuk është se ishin ata personat që kishin konflikt, por mund të jenë paguar nga persona të tjerë. Djali i viktimës pretendon se ai ati nuk kishte konflikte, por nga ana tjetër janë hapur disa dosje të vjetra. Disa familjarë të tij rezultojnë të përfshirë në disa krime. Motivi i gjakmarrjes nuk përjashtohet si pistë hetimi…Edhe një i afërm tjetër akuzohet për vrasjen e një mjeku në Shkodër. Të gjitha këto po hetohen për të hedhur më shumë dritë. Viktima nuk rezulton me precedent penalë. Të arrestuarit nuk rezultojnë me precedentë të rëndë penalë…Hetimet janë intensive…”, tha ajo.


