Reshjet e dëborës të rëna gjatë orëve të fundit në Librazhd kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, si në akset rrugore që lidhin zonat përreth, ashtu edhe në qendër të qytetit.
Shërbimet ndodhen në terren për pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës, me qëllim normalizimin e situatës dhe garantimin e sigurisë për qytetarët.
Sakaq, reshjet e dëborës kanë zbardhur Pogradecin, Korçën dhe Shkodrën, ku ekipet përkatëse ndodhen në terren për të lehtësuar qarkullimin.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme. / abcnews.al /


