Ndërrimi i viteve për qytetarët e Kosovës dhe emigrantët që janë kthyer në vendlindje për të kaluar ditët e pushimeve me familjarët pritet të jetë i vështirë edhe për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike.
Autoritetet kanë njoftuar se 500 puntorë të KEDS (kompania kosovare per distribuim te energjise elektrike) janë në gjendje gatishmërie për të ndërhyre në rrjet në çdo rast avarie.
Natën e ndërrimit të viteve, KEDS-i thotë se i ka marrë masat për të furnizuar vendin me energji, megjithatë për shkak të ngarkesës, qytetet më të rrezikuara për tu prekur nga ndërprejet e rrymës janë Prizreni, Dragashi, Rahoveci, Shtimja, Xërxa, Malisheva, Theranda dhe Lipjani, si pasojë e mungesës së kapaciteteve nga ana e transmisionit.
“Ju njoftojmë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme paraprake, si nga aspekti organizativ, teknik dhe logjistik në mënyrë që natën e ndërrimit të viteve të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, pavarishst rritjes së lartë të konsumit dhe ngarkesës në rrjet në nivele të pakapura ndonëjherë më parë.” Njoftojnë autoritetet.
Sipas KEDS, më 29 dhjetor në orën 23:00 është arritur piku me i lartë në nivelin e shpërndarjes, me një vlerë prej 1418MË – një rritje prej 7.5% krahasuar me vitin e kaluar.
Një ditë më parë, Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike, të paktën gjatë dhjetorit dhe janarit.
Ai në konferencën për media pas mbledhjes së bordit ka thënë se konsumi i pikut të Kosovës i është afruar atij maksimal të Shqipërisë, edhe pse për nga popullsia është dyfish më e ulët.
Ai sugjeroi konsumatorët në fshatra që të ngrohen me lëndë drusore./abcnews.al


