Pas pesë ditësh pa ujë të pijshëm, defekti në tubacionin kryesor të furnizimit në Vlorë është riparuar pas mesnate.
Rregullimi i tubit u përfundua rreth orës 4:00 të mëngjesit, moment kur nisi edhe furnizimi i depove të qytetit.
Drejtori i ujësjelësit Vlorë, Ermal Murati tha se pasdite do të furnizohet i gjithë qyteti me ujë.
“Paisja e vendosur tashmë është në rregull. Është monitoruar situata dhe jemi në rregull. Po furnizohet një pjesë e qytetit ndërsa depot janë duke marrë ujë teksa në orët e pasdites, i gjithë qyteti kthehet në normalitet. Ishte një dëmtim shumë i rëndë, por tashmë mund të themi që jemi në fund të avarisë fatmirësisht. Pati një angazhim maksimal nga të gjithë, AKUK, bashkia dhe qeveria shqiptare. Ndjesë qytetarëve për problematikën. Natyrisht që më pas do të ketë një vlerësim për të gjithë këtë situatë.”, theksoi ai./abcnews.al

