Rekord largimesh, ikën edhe një mesfushor nga Laçi

schedule09:10 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 09:10 - 22 Dhjetor, 2019

Laçi do të duhet të bëjë afrime të shumta në merkaton e janarit. Lëvizja e parë do të jetë rikthimi i mbrojtësit Irlian Ceka, i cili u huazua në verë tek Apolonia. Lojtari i linjës së majtë nuk do të qëndrojë deri në fund të sezonit te fierakët.

Kurbinasit kanë shumë “gropa” për të mbushur, pasi janë plotë shtatë lojtarë që janë larguar nga bardhezinjtë pa u mbyllur ende kampionatit. Veç treshes që la Greqinë – Renato Spahiu, Aleksandro Zaimi, Flosard Malçi – për të provuar një eksperiencë në Superiore, këtë javë është larguar edhe mesfushori Ersil Ymeri.

Lojtari nga Malësia e madhe, i cili në verë u mor nga Kastrioti, nuk gjeti shumë hapësira te Laçi. Në takimin e fundit me Bylisin ai nuk ishte as në stol dhe kjo për shkak se është larguar dhe në janar do të duhet të gjejë një tjetër skuadër.

Së bashku me të shkon në shtatë numri i të larguarve nga Laçi. Më parë drejtuesit e klubit bardhezi kanë mbyllur bashkëpunimin me lojtarë si braziliani Stenio Dutra, mesfushori Damian Gjini dhe sulmuesi anësor, Elvi Berisha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!