Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Shqipëria ecën, pavarësisht portaleve/ Shefi i qeverisë reagon pas hetimeve ndaj AKSHI

schedule09:41 - 28 Dhjetor, 2025

schedule 09:41 - 28 Dhjetor, 2025

Për herë të parë, kryeministri Edi Rama ka komentuar hetimet e Spak ndaj Agjensisë Kombëtare të Sherbimeve të Informacionit dhe drejtueses së saj, Mirlinda Karcanaj, e cila ndodhet në arrest shtëpie nën akuzën e shkeljes së barazisë ne tendera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

“E di që sot AKSHI përballet me një hetim nga SPAKU për përdorimin e fondeve dhe Linda Karçanaj, gruaja që ka udhëhequr jeësimin e vizionit tonë qeverisës, për transformimin historik digjital te qeverisjes se Shqiperise, me dije, vullnet e përkushtim të përditshëm për 12 vjet me radhë, gjendet nën nje mase sigurie me një akuze te hatashme, per te cilen duhet pritur me durim vetem nga drejtesia, e s’mund të pritet asgjë nga 700 tenxheret e çorbës politike mediatike, që të dalë dalja deri në fund e vërteta e saj ciladoqoftë ajo.”

Por kjo zhurmë histerike thotë Rama nuk e zhbën rezultatin në fushën digjitale të veprimtarisë së Akshit. Si shembull sjell raportin e Bankës Botërore ku Shqipëria është ngritur 54 vende me lart në qeverisjen digjitale.

“Falë saj dhe skuadrës së AKSHI-it, ku punojnë pa orar plot vajza e djem të talentuar të botës së re të teknologjisë, Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh, krahasuar me vitin 2022 kur ka dalë raporti paraardhës i Bankës Botërore për qeverisjen digjitale.  Këtë herë, jo vetëm vijojmë të renditemi në Grupin A – i quajtur grupi me Maturitet të Lartë, ku kemi 0.939 pikë nga 1 që është maksimumi, por falë një rritjeje të ndjeshme, krahasuar me raportin paraardhës, ku kishim 0.752, këtë vit kemi kaluar nga vendi i 68-të në vendin e 14-të.”

 Në prag të mbylljes së këtij viti, një mesazh Rama, e kishte edhe për kritikët, për të cilët thotë se nuk mund të zhbejnë arritjet e deritanishme, me në krye reformën në drejtësi.

“Kjo Shqipëri, Shqipëria ime, Shqipëria juaj, Shqipëria e atyre që sot janë fëmijë dhe që meritojnë një vend të sundimit të ligjit dhe jo të sundimit të llumit, nuk do të mundet e as do të përulet dot nga Shqipëria e 700 tenxhereve politike mediatike, që nuk duan drejtësi për Shqipërinë, po duan destabilizim, duan rrëmujë, duan shkatërrim në dëm të Shqipërisë, nuk duan drejtësi me ligj po hakmarrje me llum, nuk duan drejtësi po vetëgjyqësi, linçime, poshtërime. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për drejtesinë që i ka munguar këtij shteti qysh në lindjen e tij, 100 e kusur vjet më parë.”

Por as të projekteve dhe destinacionit final të shqiptarëve, anëtarësimit në familjen europiane.

“Shqipëria e 700 tenxhereve politike mediatike, ku zien me histeri i gjithë llumi i gjysmë të vërtetave që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, ku linçohen njerëz e familje pa asnjë gajle, nuk e mund dhe as nuk e zmbraps dot kurrësesi Shqipërinë e të gjithë kapitujve të hapur të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian; Shqipërinë Turistike me aeroportin kryesor të rajonit, që për të disatin vit edhe këtë vit, ka lënë mbrapa aeroportin historikisht kryesor në Ballkan, atë të Beogradit; Shqipërinë e transformimit epokal të infrastrukturës, ku kantiere të reja hapen çdo vit, Shqipërinë e sovranitetit energjetik. Shqipërinë e rilindjes së industrisë ushtarake, e cila do të mikpresë Samitin e Natos në 2027 dhe do ta mbrojë atë ditë qiellin me dronet e prodhuar në vendin tonë. “

  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!