Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mur betoni pranë “Urës së Vashës”/ Dëmtohet monumenti shekullor i kulturës, pranga 44-vjeçarit nga Klosi

schedule16:07 - 27 Dhjetor, 2025

schedule 16:07 - 27 Dhjetor, 2025

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës, për shkak se ka kryer një ndërtim pa leje tek Ura e Vashës, urë kjo që është monumente kulture.  Pavarësisht se në Monumentet e Kulturës është rreptësisht i ndaluar ndërtimi, Medi Sina, dëmtoi këmbët e Urës së Vashës, duke hedhur beton dhe duke ngritur një mur disa metra të lartë. Këtë mur Medi Sina, sipas të dhënave nga policia, e ka ngritur gjatë natës, duke tentuar që të shmangë kontrollet nga policia dhe Inspektorati i Mbrojtjes së territorit. Muri I cili ishte thuajse I përfunduar, mësohet se ka nisur të ndërtohet, prej më shumë se një jave, duke hedhur cimento dhe hekur, në këmbët e Urës së Vashës.

Ky ndërtim, do të shërbente për të kaluar personat, nga Ura e Vashës, për tek një lokal, që po ashtu është ndërtuar shumë pranë Urës së Vashës, po me struktura betoni. Ka qenë disa denoncime që kanë mbërritur në policinë e shtetit, që ka sjellë edhe zbulimin e ndërtimit të paligjshëm dhe arrestimin e Medi Sinës.  44-vjecari, pas arrestimit është referuar në Prokurori për veprat penale, “Shkatërrimi i veprave kulturore” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.

Ura e Vashës, një thesar i vyer i historisë dhe kulturës shqiptare, ndodhet midis fshatrave Klos dhe Guri i Bardhë. Ajo lidh dy brigjet e lumit Mat dhe ka qenë për shumë kohë mjeti i vetëm i komunikimit në rrjedhën e sipërme të këtij lumi. Fillimisht, kjo urë nuk e kishte emrin “Ura e Vashës”, por Ura e Skurës. Ajo u ndërtua si një akt bamirësie nga Haxhi Hajrulla Skura afërsisht 300 vjet më parë. Emri “Ura e Vashës” rrjedh nga një urë tjetër në afërsi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!