Ministri i Mjedisit Sovjan Jaupaj, ish-ushtaraku, Avni Skënderaj dhe skulptori Shkëlqim Meçaj janë ndëruar me titullin “Personazhi i vitit 2025” nga Shoqata Kulturore Patriotike e Mallakastrës.
Ndërsa ish-zëvëndës Prefektja e Qarkut të Fierit, Mbarime Isufaj u nderua me titullin “Krenaria e Mallakastrës”.
Çmimet u ndanë të mërkurën në sallën e Akademisë së Shkencave në Tiranë, ku u mbajt ceremonia e Shoqatës Kulturore Patriotike të Mallakastrës, me pjesëmarrjen e shumë figurave të shquar të fushave të ndryshme si të politikës, kultures, etj.
Ceremonia u mbyll me një drekë tradicionale dhe shfaqje muzikore nga Grupi Polifonik i Mallakastrës./abcnews.al

