“Jemi të lodhur, por po zbavitem. Allegri? Uroj që presidentët të mos e kenë dëgjuar”

schedule19:23 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 19:23 - 21 Dhjetor, 2019

Juventus dhe Lazio do të përballen nesër (17:45) në finalen e Superkupës së Italisë dhe Maurizio Sarri do të tentojë të fitojë trofeun e parë si trajner i bardhezinjve. Sarri nuk i kursen batutat gjatë konferencës për shtyp, teksa pranon se skuadra është e lodhur nga ndeshja e mesjavës kundër Sampdorias. Për formacionin nuk ka vendosur ende, sidomos për lojtarët që do të luajnë në sulm.

OBJEKTIVI – “Po zbavitem shumë kohët e fundit, në stërvitje edhe në ndeshje. Kemi ende defekte, por po punojmë për t’i riparuar. Objektivi ynë? Duhet të jemi gjithmonë të pakënaqur dhe të kemi motivimin e duhur për t’u përmirësuar”.

ALLEGRI – “Ka thënë që skemat dhe taktikat janë broçkulla në Itali? Shpresoj mos ta kenë dëgjuar presidentët, përndryshe na pret të gjithëve një ulje rrogë. Mendoj se mund të gjendet një rrugë e mesme: trajneri nuk duhet t’i shqetësojë lojtarët, por duhet të ndikojë në organizimin e skuadrës sipas karakteristikave të tyre”.

SULMI – “Nuk e kam vendosur ende nëse do t’i aktivizoj të tre lojtarët në sulm (CR7, Dybala dhe Higuain). Ekipi ishte shumë i lodhur ditën e djeshme. Nëse situata nuk ndryshon, do të luajmë ndryshe nga përballja me Sampdorian”.

TROFEU – “E ndjej në mënyrë normale këtë finale. Është një ndeshje e rëndësishme dhe në mes është një trofe. Duhet të luajmë të motivuar dhe diçka e tillë mund të gjejmë në ndeshjen e kampionatit që humbëm përballë Lazios”.

DËMTIMET – “Szcezesny u bashku me grupin përpara dy ditësh, është i gatshëm për nesër. Chiellini do të rikthehet në shkurt në fushë. Përveç kapitenit, vetëm Khedira qëndron jashtë për momentin, teksa Douglas Costa dhe Ramsey janë rikuperuar”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!