Historiani Mariglen Kasmi ka prezantuar librin e tij më të ri “Sadik Premtaj, Trockisti i fundit”, një biografi politiko-historike që hedh dritë mbi një nga figurat më komplekse dhe të debatueshme të lëvizjes komuniste shqiptare.
I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Kasmi theksoi se Premtaj përfaqëson një rast unik në historinë politike shqiptare, duke u pozicionuar përballë Enver Hoxhës dhe Komitetit Qendror, njësoj si Lev Trocki përballë Stalinit.
Libri trajton rrugëtimin politik të Premtaj pas largimit nga Shqipëria, angazhimin e tij në Internacionalen e Katërt Komuniste dhe fundin e jetës në prag të ndryshimeve demokratike të vitit 1991.
Ndërkohë, historiani Pëllumb Xhufi e vlerësoi veprën si një punë të vështirë, por të ndershme shkencërisht, e ndërtuar mbi dokumente, letra dhe dëshmi arkivore, duke e cilësuar librin si një hap të rëndësishëm drejt një leximi kritik të historisë së brendshme të Partisë Komuniste.
Mariglen Kasmi: Nëse Trocki u vendos përballë Stalinit, Sadik Premtaj vendoset përballë Enver Hoxhës si sekretar i Partisë komuniste por edhe përballë Komitetit Qendror. Edhe në libër është trajtuar Premtaj pas largimit në Shqipëria u bë anëtar i Internacionales së katërt komuniste dhe si i tillë vdiq. Vdiq menjëherë me ndryshimet demokratike në prill 1991, nuk arriti të vijë dot, kishte probleme shëndetësore, edhe pse kishte dëshirë të kthehej. Është një personazh historik. Lulo u ekzekutua gjatë luftës në 1943, pas përjashtimit nga partia të dy largohen nga Tirana. Lulo u vra më parë, u tentua edhe të eliminohej edhe Premtaj.
Pëllumb Xhufi: Është një libër, që nuk ishte i lehtë për t’u realizuar. Në fillim i dedikohet Zijait, vëllait të Sadik Premtes, që edhe ai ka vuajtur në burgje gjatë periudhës 50-vjeçare. Por ai e pësoi nga i vëllai. Zijai ishte njeri i hapur, me humor. Mëdyshja që ka pasur Marigleni ka qenë mëdyshja nga një anë e historianit, nga një anë e mikut, ndaj të cilit ndjenim një atraksion jo vetëm për historinë e tij. Marengleni ka bërë historianin në libër, jep faktet, nuk shprehet nuk gjykon. Shohim biografi që shkruhen sot edhe janë skandalin, fshehin. Enveri ishte politikan e dinte që disa gjëra duhen thënë. Maringleni këtë ka bërë, ka marrë personazhin ka gjetur dokumentet, ato që thuhen për Sadikun, letër këmbimet e tij me personazhe nga më të ndryshme, dhe shënimet që ka mbajtur kur u vendos në Francë. Libri më nxit të hap edhe ndonjë libër tjetër për ta krahasuar. Hedh një hap të parë në këtë gjini të leximit kritik, edhe të atyre që ishin brenda Partisë Komuniste.

