Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Qielli i thyer” në Kosovë/ Goditje ndaj krimit të organizuar, sekuestrohen 80 milionë euro

schedule17:17 - 22 Dhjetor, 2025

schedule 17:17 - 22 Dhjetor, 2025

Prokuroria Speciale në Kosovë është mbledhur këtë të hënë ku në takimin me ekipin e përbashkët për shënjestrimin e rasteve, kanë edhe një nga rastet më të mëdha të krimit të organizuar, që është ai “SkyCC” apo “Qielli i Thyer” ku janë të arrestuar 33 persona.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka thënë se vlera e konfiskimeve në total kap shifrën e rreth 80 milionë eurove, duke theksuar se ky është një rast që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, sa i përket vlerës së sekuestrimeve.

“Sot kemi thirr një takim me ekipin e përbashkët për shenjëstrimin e rasteve. Kemi të bëjmë me një rast jashtëzakonisht të rëndësishëm që ka të bëjë me krimin e organizuar. Vlera e konfiskimeve në total, përfshirë vlerën palujtshëmrive, parave të gatshme e tjera shkon diku rreth 80 milionë euro. Është një rast që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë sa i përket kësaj vlere të sekuestrimeve”, tha kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Isufaj u shpreh se të gjithë të dyshuarit janë në paraburgim dhe se ky rast është me prioritet të jashtëzakonshëm.

Kryeprokurori i Speciales nuk desht të paragjykojë rastin, por ka garantuar se hetimet po bëhen me profesionalizëm.

Gjatë këij hetimi janë ngrirë mjete financiare në llogari bankare në vlerë rreth 1.5 milionë euro dhe janë sekuestruar 80 vetura luksoze me vlera milionëshe, duke bërë që vlera totale e pasurisë së sekuestruar deri më tani të arrijë rreth 80 milionë euro.

Hetimet janë zgjeruar dhe, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, janë caktuar dy prokurorë për trajtimin e tij.

Aksioni i koduar me emrin “Qielli i Thyer” u ekzekutua në shtator të këtij viti dhe rezultoj me  arrestimin e të të dyshuarve për “pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal”, “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”, si dhe për “pastrim të parave”.

“Të pandehurit, dyshohet se kanë përdorur aplikacionin e njohur për komunikim të enkriptuar “SkyECC” për të organizuar aktivitetet e tyre kriminale”

Operacioni thuhet se është mbështetur nga një bashkëpunim i ngushtë ndërkombëtar, përmes shkëmbimit të të dhënave me autoritetet belge, franceze, holandeze dhe agjencinë evropiane EUROPOL, duke siguruar koordinim të plotë ndërkufitar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!