Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lamine, fanela më e shitur/ Ylli i ri i Barçës lë pas legjendat Lionel Messi dhe CR7

schedule12:53 - 19 Dhjetor, 2025

schedule 12:53 - 19 Dhjetor, 2025

Nuk është e lehtë të lesh pas një dominim 20 vjeçar. Për dy dekada me radhë futbollin e kanë dominuar një Lionel Mesi dhe një Kristiano Ronaldo, ndërsa në epokën kur është shfaqur Kilian Mbape, ka dalë një sundues I ri.

Ky është Lamin Jamal, talenti I jashtëzakonshëm i Barcelonës dhe i Spanjës, i cili ka dalë në krye të renditjes së fanelave të shitura në 2025. Në moshën vetëm 18-vjeçare, numri 10 katalanas pati një nivel prej mbi 1.3 milionë bluzash të shitura ndërsa ky vit po i afrohet fundit.

Saktësisht, janë 1.32 milionë fanela, duke lënë pas Mesin me 40 000 copë. Magjistari i topit mbetet ende në modë, ndërsa shkëlqen në Shtetet e Bashkuara.

Jamal ka lënë shumë prapa Ronaldon, pasi portugezi është vetëm në vend të shtatë në këtë klasifikim. Tifozët po bëjnë çmenduri për yllin blaugrana, edhe pse ai nuk e ka fituar ende Topin e Artë, ndërsa u eliminua në gjysmëfinale të Championsit sezonin e kaluar. Gjithsesi, nuk është pak fitorja e Kampionatit Europian me Spanjën si dhe titulli kampion në La Liga me Barcelonën./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!