Milani ka nevojë për përforcime. Drejtuesit e klubit po punojnë në këtë aspekt, teksa pritet të ketë edhe largime. Zlatan Ibrahimovic nuk po vendos për të ardhmen dhe kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të presin gjatë.
Mediat italiane raportojnë se Milan pret një përgjigje përfundimtare dhe këto ditë do të mbahet takimi deçiziv me 38-vjeçarin suedez. Ekipi italian po fillon të mendojë për alternativa të tjera dhe në krye qëndron Erling Halaand.
Konkurrenca për 19-vjeçarin e Salzburg është e madhe dhe kuqezinjtë mund të ngushëllohen me Luka Jovic. Sulmuesi serb nuk po përfiton hapësira te Real Madrid dhe mund të vijë në formë huazimi.
Sa i përket largimeve, i pari mund të jetë Ricardo Rodriguez. Mbrojtësi i majtë zviceran kërkohet me ngul nga Fenerbahce. Turqit po përgatisin një ofertë për shërbimet e tij. Edhe Franck Kessie. Afrikani nuk largohet për një shumë poshtë 30 milionë eurove dhe mund të zëvendësohet me Nemanja Matic të Manchester United. /abcnews.al