Nuk do të mundë ta japë kontributin e tij për disa kohë.
Berat Gjimshiti nuk do të ndihmojë Atalantën në sulm dhe në mbrojtje, pasi u dëmtua në ndeshjen e kaluar në Serinë A.
Suksesi 2-1 në Bergamo ndaj Kaljarit u pagua me një lëndim të kapitenit të dytë, që është edhe kapiteni I parë I kombëtares shqiptare.
Mbrojtësi doli nga fusha pas 55 minutash lojë, dhe siç raportojnë mediat italiane, do të mungojë rreth dy javë.
Analizat mjekësore zbuluan se bëhet fjalë për dëmtim muskulor të shkallës së parë në këmbë, I cili mund ta mbajë jashtë fushave për 23 ditë të paktën.
Gjimshiti do të humbasë me siguri ndeshjet ndaj Xhenoas dhe Interit për këtë vit, pra e ka mbyllur me 2025-ën, ndërsa nuk është e qartë saktësisht se kur kthehet.
“La Gazeta delo Sport” shkruan se ndoshta do të luajë ndaj Romës në 3 janar, por ndoshta kjo mund të shtyhet për duelin kundër Bolonjës në 7, ose përballë Torinos në 10 të muajit të ardhshëm.
Ky është dëmtimi I parë I qendërmbrojtësit këtë sezon, dhe po ashtu I pari që nga janari I 2025-ës.
Mungesa e tij mund të ndikojë, ndërsa Atalanta po kalon një edicion të vështirë në Serinë A, duke u pozicionuar vetëm në vendin e 12-të, shumë larg jo vetëm nga vendi I parë, por edhe 11 pikë larg zonës Champions.

