Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Elozhet e Wenger: Çfarë lojtari i kompletuar Salah, njësoj si Leo Messi

schedule12:45 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 12:45 - 21 Dhjetor, 2019

Liverpool do të tentojë fitoren sot në finalen e Botërorit për Klube përballë brazilianëve të Flamengos. Fitimi i këtij trofeu do të ishte mbylla perfekte e një viti fantastik për ekipin e Jurgen Klopp.

Arsene Wenger ka parë shumë futbollistë të mëdhenj gjatë jetës së tij, por Momo Salah është special. Trajneri francez nuk i kursen elozhet për yllin egjiptian në një prononcim për Mundo Deportivo, teksa e krahason me Leo Messin.

Më pëlqen fakti që është rritur dhe përmirësuar shumë. Salah është një lojtar që krijon lojë dhe raste të jashtëzakonshme në sulm. Në gjysmëfinalen e Botërorit për Klube kundër Monterrey, ishte në nivelin e Messit.

Më pëlqen shumë, është një djalë që shënon dhe dhuron asiste, është një futbollist i kompletuar. Kjo është ajo çfarë duam dhe presim nga futbollistët“, thekson ish-trajneri i Arsenal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!