Martin Skëndaj ka pranuar krimin e dyfishtë para trupës gjykuese në Fier.
Skëndaj, me detyrë gardian burgu vrau me armën e shërbimit dy kushërinjtë 22 dhe 26 vjeç, Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj, në ambientet e Poliklinikës së Patosit.
Ndërkohë, në seancën e sotme Skëndaj ka thënë se i vrau të rinjte, por nuk mund të fliste më shumë.
“Po i vrava. Nuk mund të flas më shumë”, ka thënë ai shkurt. Gjykata vendosi sot për të masën e sigurisë “arrest me burg pa afat”.
Ngjarja e rëndë tronditi qytetin Patosit, ndërsa dyshohet se shkak u bë lidhja e dashursë së motrës së autorit me njërin nga viktimat Manol Rrapaj.