Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

schedule18:29 - 13 Dhjetor, 2025

schedule 18:29 - 13 Dhjetor, 2025

Bjellorusia ka liruar 123 të burgosur, përfshirë aktivisten e njohur të opozitës Maria Kolesnikova, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord të heqin disa sanksione ndaj shtetit të Evropës Lindore.

Në mesin e të liruarve është edhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Ales Bialiatski. Lirimi i tyre erdhi pas bisedimeve të zhvilluara në Minsk me të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump për Bjellorusinë, John Coale.

SHBA-ja ka pranuar të heqë sanksionet ndaj potasit, përbërës kyç për prodhimin e plehrave artificiale dhe një nga eksportet më të rëndësishme të Bjellorusisë. Presidenti i këtij vendi, Alexander Lukashenko, konsiderohet aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.



John Coale deklaroi se, me normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, pritet të hiqen edhe më shumë sanksione. Ndërkohë, Bashkimi Evropian ende nuk e njeh Lukashenkon si president legjitim.

Maria Kolesnikova ndodhej në burg që nga viti 2020, duke kaluar pjesën më të madhe të kohës në izolim.

Një grup i të liruarve pritet të mbërrijë së shpejti në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, ku është mbledhur një turmë njerëzish para ambasadës amerikane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!