Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Adnan Xholi prezanton platformën: Duhen hetime të shpejta dhe prova të pakundërshtueshme në gjykatë

schedule09:09 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 09:09 - 11 Dhjetor, 2025

TIRANË- Nis mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili këtë të enjte do të zgjedhë kreun e ri të SPAK. Në garë janë katër kandidatë. Aktualisht kandidati Adnan Xholi ka nisur prezantimin e platformës së tij para anëtarëve të KLP-së.

Ai theksoi se SPAK ka arritje të konsiderueshme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Kandidati Xholi  u shpreh se ka aftësitë profesionale për të drejtuar Strukturën e Posaçme.

“ SPAK ka arritje kundër krimit. Mbështetje të palëkundur prokurorëve pasi me ta kalojmë më shumë kohë se më familjen biologjike. Plotësoj të gjitha kriteret. Duhen hetime të shpejta, prova të pakundërshtueshme në gjykatë, punë për të cilën jemi betuar sitë aftë për ta bërë dhe do ta bëjmë me patjetër. Kam 27 vjet karrierë të pashkëputur.

Suksesi i prokurorëve matet në gjykatë. Nëse do gëzoj besimi tuaj, jam i gatshëm të vendos në dispozicion ekspertizën e spikatur në drejtim aftësitë që kam në menaxhimin e skuadrave të përbashkëta hetimore, eksperiencën në grupet e ndryshme të punës. Kam aftësitë profesionale të fituara dhe jo të dhuruara, Kam përballuar me sukses çdo situatë problematike”, tha ai.

Të pranishëm në mbledhjen e KLP janë e ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, ambasadori britanik si dhe përfaqësues të vendeve të tjera.

“Kam hetuar krime të 1997”, Xholi: Kemi konfiskuar pasuritë e bandës së Durrësit dhe Lushnjës, vlera arrin në miliona euro

Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, duke prezantuar platfortmën e tij para KLP, u shpreh se në 27 vjet eksperiencë pune ka hetuar çështje dhe persona të ndryshëm, ku shumica  e rasteve janë dënuar me vendim të formës së prerë. Ai theksoi e ka hetuar krime të vitit 1997, ndërsa ka konfiskuar pasuritë e bandave të Durrësit dhe Lushnjës. Sipas tij, vlera e konfiskimeve arrin në miliona euro. Ai përmendi dhe hetimet e korrupsionit në zgjedhje, ku solli në vëmendjen hetimet për Fredi Belerin, i cili u arrestua dhe u dënua me formë të prerë. “Kam hetuar krime të vitit 1997. Janë konfiskuar pasuritë e bandës së Durrësit, Lushnjës por dhe të gjithë grupeve që ishin subjekt i ligjit të antimafias. Vlera e konfiskimeve kap vlerën e miliona eurove. Në një prej rasteve është konfiskuar shuma prej 2.6 milionë euro. Hetova Belerin për korrupsion në zgjedhje”, tha Xholi.

“Të rrisim transparencën”, Adnan Xholi shpalos vizionin: Zgjidhje statusit të prokurorëve të SPAK

Teksa shpalosi vizionin e tij para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kandidati Adnan Xholi premtoi zgjidhjen e statusit të prokurorëve të SPAK. “Vizioni im ka të bëj me krijimin e një institucioni sa më efektiv, i besueshëm nga publiku shqiptar dhe nga ndërkombëtarët. Sfidë zgjidhja e statusit të prokurorëve. Do insistoj, që statusi të marrë zgjidhje. Nuk e them për veten time, por bëhet fjalë për kolegët e tjerë, të cilët vijnë nga prokuroritë e shkallëve të para. Eksperienca e këtyre prokurorëve do të humbasë. Këta prokurorë janë përballur me grupet e rrezikshëm, dhe do vihen në rrezik tek ato zyra ku do shkojnë. Do kërkoj shtimin e numrit të prokurorëve në SPAK. Të shtohen ekspertë të fushave të ndryshme në Strukturën e Posaçme, Duhen ekspertë kontabël, bankar, të kriptovalutave, me qëllim që t’i godasim në kohë reale këto grupe kriminale.Të pajisen ambientet e marrjes në pyetje me sistemin audio-video, me qëllim që të garantohet transparenca. I qëndroj bindshëm idesë, që duhet të shtohen prokurorët. Duke ruajtur standardeve evropiane, për ngarkesën që kanë në vit prokurorët., tha Adnan Xholi.

Adnan Xholi prezanton pikat e forta: Kam rreth 28 vjet eksperiencë. Nuk fus njeri në burg pa prova, e kam parimore  

Kandidati Adnan Xholi, i cili synon drejtimin e SPAK, u shpreh se pjesa që e diferencon nga kandidatët e tjerë është eksperienca. “Pika ime e fortë:  Kam 28 vite eksperiencë, kam 16 vjet eksperiencë drejtuese në disa rajone të vendit. Këtë e shikoj si avantazh. Pjesën akademike e kam anti-stres, ajo mbase ma ka dhënë këtë elokuencë.Te Arben Kraja do vlerësoj pjekurinë dhe eksperiencën disavjeçare që ka patur në hetim, Te Dumani do vlerësoj përkushtimin dhe rolin e tij luftarak në hetim dhe nuk tërhiqet na asnjë lloj presioni. Këto të dyja do ti vlerësoj, dhe këto më kanë lënë mbresa dhe do kërkoj konsulencat e tyre. Nuk fus njeri në burg. pa pasur prova. E kam parimore, Është shkelje kushtetuese dhe shkelje hyjnore . Ky është parimi i cili e kam zbatuar dhe do të zbatoj sa të kem mundësinë të jem në ketë profesion.”, u shpreh ai.

Gara për kreun e SPAK/ Xholi: Do jem promotor i mbrojtjes së pavarësisë së prokurorëve, presionet na fuqizojnë më tepër

“Do jem promotor i mbrojtjes së pavarësisë së prokurorëve. Promotor i sulmeve të padrejta që u janë bërë dhe po u bëhen nga mëngjesi deri në darkë, prokurorëve gjatë punës dhe për shkak të punës. Presione ka patur dhe ka për gjithsecilin. Çdo magjistrat nuk ka asgjë personale me askënd, thjesht zbaton ligjin dhe kushtetutën, është i ngarkuar për të qenë në atë pozicion pune. Nuk ndikohemi nga askush, por thjesht na bën më të fortë, pavarësisht se struktura të caktuar, grupe kriminale apo pjesë e segmenteve të caktuara politike mund  të duket sikur të ushtrojnë presion, e kanë të pamundur që t’ia arrijnë qëllimit.E njëjta gjë është si për pjesën politike, ashtu dhe për grupet kriminale. Nuk munden dot që të depërtojnë apo të ndikojnë në vendimmarrjet e Prokurorisë së Posaçme, thjesht na fuqizon më tepër”, tha ai.

Rjedhja e sekretit hetimor/ Xholi: Ruajtja është përgjegjësi e jona. Gjyqi duhet të bëhet në sallë, jo në publik dhe ekrane televizive

Asnjë nga palët në proces nuk ka interes që ta nxjerrë sekretin hetimor. Janë palë të treta, që kanë ndodhur. Është shija më e hidhur në sistem, sepse unë jam i parimit që: gjykimi duhet të behët në sallën e gjyqit dhe jo nëpër auditorë, jo nëpër emisione televizive kam shumë problem, sepse më prish gjithë dinamikën hetimit, imazhin e atyre peronave, sepse ai është i pandehur dhe akoma nuk është i dënuar, se mund të ndodh që edhe mund të gabohet.

Përse do duhet që të dalin këto të dhëna në media? Do duhet një strategji, bashkëpunim, mirëkuptim edhe me personat që u vihet në dispozicion kjo, por edhe me median, ku prishet interesi i publikut, aty ku rrezikohet jeta e individëve, gjithsecili le të bëjë punën e tyre në mënyrë të pavarur. Detyrimin për të ruajtur materialet sekrete e kemi ne. Nëse jemi ne të paaftë, atëherë duhet ta kërkojmë te vetja këtë lloj paaftësie”

Kush është Adnan Xholi

Është emri më i përfolur deri më tani në garën për kreun e SPAK-ut, një nga njerëzit që qëndron në krah të drejtuesit Altin Dumani.

Xholi u lind në Dibër më 6 korrik 1975. Përfundoi studimet si jurist pranë Fakultetit të Drejtësisë. Ka marrë emërimin si prokuror më 6 janar 2004.

Detyrat që ka ushtruar:

01.05.1998-31.12.1999- Oficer i Policisë Gjyqësore i Seksionit të Prokurorisë, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tepelenë.

01.01.2000 – 31.12.2000- Zëvendësdrejtues Prokurorie (Zv/Prokuror Rrethi), në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

01.01.2001-05.01.2004- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Janar 2004- maj 2013- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.

Gusht 2012- dhjetor 2012- Drejtues i Komanduar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Qershor 2013-2017-  Prokuror/Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

04.03.2015 – 28.09.2015-  Drejtues i Komanduar i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranës.

2017 – 23.07.2021- Drejtor i Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme/Prokuror.

23.07.2021 –aktualisht/ Prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!