Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtyrja e gjashtë e gjyqit të Berishës/ Dosja “Partizani”, tani mungon gjyqtarja Palloi

schedule13:10 - 10 Dhjetor, 2025

schedule 13:10 - 10 Dhjetor, 2025

TIRANË-Procesi ndaj aferës korruptive të privatizimtit të ish kompleksit Partizani në ngarkim të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit dhe tre të tjerëve, është shtyrë sërish të mërkurën, duke e çuar në 6 numrin e seancave që janë shtyrë lidhur me këtë cështje. Këtë herë shkak I shtyrjes u bë mungesa e gjyqtares Rudina Palloi.

Më herët seancat janë shtyre për mungesë të avoaktëve mbrojtës të Sali Berishës dhe Jamaarbëer Malltezit.

Dosja për aferën Partizani kaloi për Gjykim më 19 maj, ndërsa seanca e parë në themel u mbajt më 30 qershor. Që prej asaj kohe janë mbajtur 12 seacna në total, ku gjysma prej të cilave janë shtyrë.

Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!