Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Variant i ri i gripit/ Mutacioni i virusit nuk është shfaqur ende në Shqipëri

schedule15:51 - 9 Dhjetor, 2025

schedule 15:51 - 9 Dhjetor, 2025

Virusi H3N2, që në Angli dhe vende të tjera evropiane ka shqetësuar, është i pranishëm edhe në Shqipëri. Por, autoritet thonë se nuk ka nevojë për panik, pasi sipas tyre, në këto numra, qarkullimi i këtyre viruseve është i pritshëm për këtë periudhë të vitit.

“Qarkullojnë viruset e nëntipit të tipit A te virusit te gripit H1N1 dhe H3N2, por numrat janë akoma të ulëta për të paraqitur një situatë epidemiologjike të rëndë. Nuk duhet të kemi vend për panik, viruset AH3N2 janë viruse të cilat çdo vit në këtë sezon të gripit shkaktojnë rëndesë në sistemin spitalor, sa i përket shtrimeve në spital dhe ashpërsisë së sëmundjes. Nuk është diçka e parë për herë të parë.”, thotë Iris Hatibi, Shefe e Laboratorit të Virologjisë.

Virusi A(H3N2), i njohur si një nga variantet që çdo vit shkakton ngarkesë më të madhe në sistemin spitalor, nuk është një virus i ri. Por, këtë vit, gjatë rrugës ky virus ka pësuar një ndryshim gjenetik duke shfaqur nëntipin K, i cili ndryshe nga llojet e tjera të viruseve, ky mutacion nuk bën pjesë në mbrojtjen nga vaksina aktuale kundër gripit.

“Në lidhje me virusin AH3N2, ku një shtam apo nëntip i këtij varianti qarkullon me një ndryshim të vogël, drift gjenetik i them ne, OBSH dhe dy agjencitë europiane të matjes së sëmundshmërisë në rajon, deklaron se ky virus është një virus i cili nuk ka ndryshime të mëdha përsa i përket kompozimit të tij gjenetik, është virus që bënë pjesë në grupin familjarë të virusit H3N2, të J2, nuk deklaroher që është virus i ri.

Në komunitetin shkencor global është diskutuar një mospërputhje e mundshme mes shtameve që përbëjnë vaksinën e këtij viti dhe shtamit të A(H3N2) që ka nisur të qarkullojë më vonë. Ky variant i quajtur “varianti K”, një nënndarje e grupit J2, nuk ishte përfshirë në përbërjen fillestare të vaksinës së sezonit 2025–2026, të shpallur nga OBSH në muajin shtator. Megjithatë, ekspertët theksojnë se H3N2 ka qenë historikisht pjesë e vaksinave antigrip, dhe mbrojtja mbetet e konsiderueshme, sidomos për grupet në rrezik.”, shprehet ajo.

Megjithatë, mjekët rekomandojnë marrjen e vaksinës katërvalente tek të gjitha moshat, sidomos tek ajo pediatrike dhe të sëmurët kronikë, pasi virusi H3N2, është gjithmonë pjesë e vaksinës kundër gripit.

Sa i takon simptomave, ekspertët e shëndetit theksojnë se edhe virusi H3N2, shoqërohet me temperaturë të lartë disa ditore, dhimbje trupi dhe simptoma gastrointensinare sidomos te fëmijët.

“Simptomat e gripit kanë dhimbje trupore, temperaturë të lartë, mbi 38, dhimbje koke, simptoma gastrointensinaëe……”, thotë më tej ajo.

Në vend piku i gripit pritet të rrijë në fund të janarit, ndërsa ekspertët e shëndetit vijojnë të këshillojnë qytetarët për kujdes të shtuar të higjienës dhe shmangien e sa më shumë vendeve të mbipopulluara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!